Cilët prindër nuk e njohin këtë gjë: rrobat duhen larë, ushqimi duhet përgatitur, një telefonatë e rëndësishme ka kohë që duhet bërë – dhe fëmija juaj kërkon diçka duke bërtitur: „Luaj me mua!“

Shpesh prindërit ndjehen të strapacuar ndërmjet detyrimeve të jetës së përditshme dhe dëshirës që të luajnë me prindërit e tyre. Fëmijët nuk e njohin ndarjen ndërmjet detyrimeve dhe qejfit, të cilat janë tipike për botën e të rriturve. Për ato çdo gjë mund të jetë emocionuese dhe pjesë e një loje – vendosja e një puzzle, të luash në gropën me ujë, gatimi, shtrimi i tavolinës, pastrimi dhe shumë punë të tjera shtëpie. Loja dhe mësimi janë te fëmijët dy anë të së njëjtës medalje.

Loja është një nevojë themelore e fëmijëve dhe për zhvillimin e fëmijëve është po aq i rëndësishme sa ç’është gjumi, ushqimi dhe pijet. Në lojë fëmijët shpalosin mundësitë e tyre shpirtërore, mendore dhe fizike, dhe kjo vlen për çdo fëmijë. Loja është e shëndetshme dhe nxitja më e mirë për fëmijën tuaj. Pasi në lojë fëmijët kërkojnë nxitjen, për të cilën ato kanë nevojë për zhvillimin tuaj. Në lojë fëmijët mësojnë të njohin botën, zhvillojnë kompetencat sociale, zbulojnë se si funksionojnë gjërat, përse nevojiten ato dhe çfarë kuptimi kanë.

Në lojë fëmija njeh dhe përjeton vetveten, zhvillon krenarinë dhe vetëbesimin dhe kupton kufijtë e tij. Gjatë lojës fëmija ushtron dhe përforcon aftësitë, shkathtësitë dhe njohuritë themelore, në fushat e ndryshme të zhvillimit.

Nuk ka rëndësi sa vjeç është fëmija juaj: Gjejeni gjithmonë kohën për të luajtur me fëmijën tuaj dhe që të përfshiheni në lojën e fëmijës tuaj. Çdonjëri është ndryshe dhe ka mënyrën e tij që të përfshihet në nevojën për të luajtur të fëmijës së tij. Disa prindër luajnë me kënaqësi, disa të tjerë me më pak kënaqësi, shumë prej tyre thjeshtë nuk kanë kohë. Por nuk ka shumë rëndësi: ju nuk duhet që të keni gjithmonë programe ose ide loje të gatshme për fëmijën tuaj. Fëmija juaj ka shumë ide të vetat. Thjeshtë përfshihuni në idetë e lojës së fëmijës tuaj. Lërja atij regjinë dhe jini thjeshtë një bashkë-lojtar ose bashkë-lojtare e mirë. Dhe: Më pak është shpesh më shumë! Fëmijës tuaj i pëlqen më shumë, kur ju luani shkurtimisht me të, dhe duke i kushtuar vëmendje të plotë, se sa kur nuk përqendroheni te ai.

Nga loja e përbashkët përfiton fëmija juaj DHE vetë ju. Në lojën e përbashkët keni shansin që të përjetoni diçka me njëri-tjetrin, që të shkëmbeni mendime dhe të ndani kënaqësinë.